Në bazë të Marrëveshjes për organizimin e studimeve me korrespondencë (pa shkëputje nga puna) nga shkencat e informacionit – bibliotekari, të cilën më 19.06.2007 e kanë nënshkruar Instituti i Shkencave të Informacionit, Maribor, Universiteti në Zarë, Universiteti në Lubjanë, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti “Shën. Kiril dhe Metodi”, Shkup
INSTITUTI I SHKENCAVE TË INFORMACIONIT, MARIBOR, SLLOVENI
Shpall
KONKURS
për përzgjedhjen e kandidatëve nga rajoni për studimet pasuniversitare me korrespondencë (pa shkëputje nga puna)
për arritjen e titullit magjistër në profesion (shkalla e dytë e Bolonjës)
Organizon studimet në vitin akademik 2009/2010 për 50 studentë nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, të cilët kanë arritur shkallën e përgatitjes superiore (fakulteti i kryer) në studimet me kohëzgjatje prej më së paku katër vjetësh dhe të jenë të punësuar në biblioteka ose në institucione të ngjashme.
Mësimi zhvillohet në Universitetin e Lubjanës (Fakulteti Filozofik, Departamenti për bibliotekari, shkencat e informacionit dhe studime të librit (dy herë nga një javë), ndërkaq një pjesë e ligjëratave dhe ushtrimeve me kohëzgjatje nga më së shumti 5 ditë do të mbahen në Maribor, Zarë, Ohër/Shkup dhe në Prishtinë. Mësimi do të zhvillohet në gjuhën angleze, por sa u përket provimeve ose punimeve seminarike mund të përdorët edhe ndonjë gjuhë tjetër, po qe se ligjëruesi pajtohet me këtë.
Studimet i bashkë-financon Qeveria e Republikës së Sllovenisë, në kuadër të programit të ndihmës zhvillimore ndërkombëtare për bibliotekat e shteteve që e kanë për synim përdorimin e projektit COBISS.Net. Shpenzimet e regjistrimit, shkollimit, literaturës së paraparë dhe vendosjes së studentëve (gjysmë - pansion), gjatë kohës së mbajtjes së ligjëratave dhe ushtrimeve mbulohen për studentet jashtë shtetit nga i cili është studenti.
Për paraqitjen në konkurs nevojiten këto dokumente:
1. formulari i plotësuar për paraqitje
2. fotografia e kandidatit në formatin .jpg
3. kërkesa për njohjen e nivelit të arritur të shkollimit (të mëparshëm) për nevojat e shkollimit të mëtutjeshëm (bashkë me të gjitha shtojcat e detyrueshme)
4. kërkesa për pranimin e njohurive dhe shkathtësive të arritura joformale (bashkë me shtojcat e detyrueshme 1 dhe 2 nga formulari, ndërsa shtojcat e tjera dërgohen më vonë, nëse kandidati ftohet për të kryer provimet plotësuese (diferenciale)
5. vërtetimi nga punëdhënësi për punësimin e kandidatit dhe deklarata se kandidatit gjatë pjesëmarrjes në ligjërata dhe ushtrime, do t’ia pranojë mungesën nga puna si përmbushje të detyrimeve të punës dhe me këtë do t’ia mbulojë shpenzimet e rrugës.
(Formularët nga pika
1, 3 dhe 4 duhet t’i shkarkoni në kompjuterin tuaj lokal, t’i plotësoni,
printoni, nënshkruani dhe t’i skanoni ata.)
Dokumentin nga pika 5 duhet të jetë në njërën nga këto gjuhë: sllovene, angleze, boshnjake, kroate ose serbe (në shkrimin latin).
Fletëparaqitjen në këtë konkurs, bashkë me kopjet elektronike të të gjitha shtojcave duhet dërguar me postën elektronike (me një e-postë) nga adresa e e-postës së kandidatit, në adresën library-study@izum.si deri më 05. 04. 2009 (23. 04. 2009).
Aplikantët do të njoftohen deri më 15. 04. 2009 (06. 05. 2009), për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët mund t'i shtrohen provimeve diferenciale (sipas zgjedhjes së tyre, në Beograd, Shkup dhe Tiranë), në javën e tretë të qershorit, kur me kandidatët do të bëhet edhe biseda individuale (përfshirë edhe verifikimin e njohjes së gjuhës angleze). Me atë rast kandidatët do të dorëzojnë të gjitha dokumentet origjinale, të cilat kërkohen me këtë konkurs.
Përzgjedhjen përfundimtare të kandidatëve për regjistrim, do ta bëjë komisioni i përbashkët i Universitetit të Lubjanës dhe Institutit të Shkencave të Informacionit në Maribor, në bazë të ranglistës të suksesit në provimet diferenciale, mesatares së notave në studimet e shkollimit superior, rezultateve të bisedës, si dhe numrit të përcaktuar për shtete të veçanta. Përparësi kanë kandidatët nga shtetet në të cilat nuk ekzistojnë studimet nga bibliotekaria dhe kandidatët më të rinj se 40 vjet. Nga një institucion mund të përzgjidhen më së shumti dy kandidatë. Kandidatët do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre deri më 30. 06. 2009, si dhe do të ftohen që deri më 10.09.2009 të dërgojnë fletëparaqitjen për regjistrim.
Regjistrimi i kandidatëve të përzgjedhur dhe sesioni i parë i ligjëratave dhe ushtrimeve planifikohen për në fillim të tetorit 2009.
Në Maribor, më 06. 03. 2009 (08. 04. 2009)
Instituti i Shkencave të Informacionit
Prešernova 17, 2000 Maribor, Slloveni
Personi për kontakt: mr. Aleš Bošnjak
Tel. +386 2 2520-343, Celular: +386 51 350-026
E-posta: library-study@izum.si