Konferenca COBISS 2024 ishte konferenca e 24-të me radhë, e cila u mbajt më dt. 23-24 tetor 2024, në IZUM, Maribor, si dhe u transmetua online. Konferenca u zhvillua nën moton Së bashku forcojmë besimin në shkencë dhe zhvillim dhe ofroi tema interesante nga fusha të ndryshme të shkencës dhe bibliotekave. Kemi mirëpritur 35 lektorë nga Sllovenia dhe nga vendet e tjera. Në dy ditë pati 34 prezantime që u ndoqën nga më shumë se 700 pjesëmarrës (nga 11 shtete të ndryshme) të pranishëm në IZUM ose nga largësia përmes ZOOM-it.
- 23.10. - 24.10. 2024
- Institutin e Shkencave të Informacionit në Maribor
- 19.10. - 20.10. 2022
- Institutin e Shkencave të Informacionit në Maribor
Konferenca COBISS 2022 ishte konferenca e 23-të me radhë, e cila u mbajt më dt. 19-20 tetor 2022, në IZUM, Maribor, si dhe u transmetua online. Konferenca u zhvillua nën moton Së bashku forcojmë besimin në shkencë dhe zhvillim dhe ofroi tema interesante nga fusha të ndryshme të shkencës dhe bibliotekave. Kemi mirëpritur 25 lektorë nga Sllovenia dhe nga vendet e tjera. Në dy ditë pati 24 prezantime që u ndoqën nga më shumë se 600 pjesëmarrës (nga 12 shtete të ndryshme) të pranishëm në IZUM ose nga largësia përmes ZOOM-it...
COBISS Meet 2020
- 10. 12. 2020
- Institut informacijskih znanosti, Maribor, Slovenija
Instituti i Shkencave të Informacionit në Maribor (IZUM) edhe këtë vit ka organizuar konferencën tradicionale COBISS, mirëpo në formën e përshtatshme me rrethanat e krijuara. Ngjarjen e kemi emërtuar COBISS Meet 2020 dhe ka rrjedhur online përmes internetit. Pjesët kryesore të ngjarjes kanë qenë prezantimet e qasjeve të reja dhe risive, të cilat IZUM i ka zhvilluar kohëve të fundit për të gjithë pjesëmarrësit në rrjetin COBISS.net. Skena virtuale ka qenë një mundësi e shkëlqyeshme për të diskutuar rreth ideve dhe planeve të përbashkëta për të ardhmen dhe për rrjetëzimin e lektorëve, kolegëve dhe pjesëmarrësve të tjerë të ngjarjes. COBISS Meet 2020 është zhvilluar live nga dt. 1 deri 3 dhjetor 2020 në platformën online. Ngjarjen e kanë përcjellur 619 pjesëmarrës nga më shumë se dhjetë shtete. Se është treguar i suksesshëm edhe rrjetëzimi, e vërtetojnë më shumë se 1500 komente, përshëndetje, pyetje dhe përgjigje, në bisedimin online gjatë kohës kur është zhvilluar ngjarja. Fjalimet, prezantimet dhe diskutimet me lektorët janë në dispozicion në YouTube, në kanalin COBISS – poti do znanja.
- 28.11. - 29.11. 2018
- Institutin e Shkencave të Informacionit në Maribor
Në vjeshtën e vitit 2018 në Institutin e Shkencave të Informacionit në Maribor është mbajtur konferenca tradicionale ndërkombëtare COBISS. Konferencën e kanë ndjekur mbi 260 pjesëmarrës nga 11 shtete. Përmes temës kryesore Bibliotekat e shkollave në rrjetin global bibliotekar të informacionit janë diskutuar vlerat shtesë të përfshirjes së bibliotekave shkollore në sistemin COBISS ...
- 22.11. - 23.11. 2016
- Institutin e Shkencave të Informacionit në Maribor
Edhe konferenca COBISS 2016, e cila është zhvilluar midis dt. 22 dhe 23 nëntor 2016 në hapësirat e reja të IZUM-it në Maribor, ka ofruar një numër të madh të temave intersante dhe njëherit ka shërbyer si mundësi për shkëmbimin dhe përtëritjen e njohurive profesionale ...
- 19.11. - 20.11. 2014
- Kongresni center Habakuk, Maribor, Slovenija
Në konferencë ishin të pranishëm rreth 250 pjesmarrës të jashtëm nga më shumë se dhjetë shtete. Gjatë konferencës kishte mundësi të shumta për njohje të ndërsjella, ripërtëritje të njohurive profesionale dhe personale, si dhe shkëmbim të përvojave ...
- 351
- 15.11. - 16.11. 2011
- Kongresni center Habakuk, Maribor, Slovenija
Tema kryesore e konferencës ishte rrjedhja e lirë e informacionit bibliografik, e cila është në përputhje me objektivin e përgjithshëm të konferencave të mbajtura më parë. Qëllimi i kësaj konference është ti bëj njerëzit të vetdijshëm për zhvillimin profesional si brenda dhe jashtë Sllovenisë, si edhe të riforcojë kohezionin brenda bashkësisë ndërkombëtare të ekspertëve të cilët zhvillojnë dhe përdorin COBISS-in ...
KONFERENCA MINISTRORE MBI INFRASTRUKTURËN E INFORMACIONIT PËR SHKENCËN, ARSIMIN E KULTURËN COBISS 2009
Më shumë...- 475
- 11.11. - 12.11. 2009
- Kongresni center Habakuk, Maribor, Slovenija
Në kuadër të konferencës janë organizuar dy panele për mbështetjen informuese të vlerësimit të veprimtarisë kërkimore (në bashkëpunim me ministrat për shkencë e teknologji dhe arsim të lartë të shteteve të rajonit) dhe për sistemet e informacionit bibliotekar si kontrolli më gjithëpërfshirës i kreativitetit (në bashkëpunim me ministrat për kulturë të shteteve të rajonit). Diskutimet e të dy paneleve ishin të lidhura me "Vitin evropian të kreativitetit dhe inovacionit" ...
- 414
- 28.11. - 29.11. 2007
- Kongresni center Habakuk, Maribor, Slovenija
Konferenca COBISS 2007, kushtuar Vitit Evropean të Dialogut mes kulturave, tashmë ka përfunduar. Konferenca trajtoi llojet e ndryshme të suportit që i ofron rajonit të Evropës Juglindore sistemi i informacionit bibliografik COBISS ...
- 421
- 29.11. - 30.11. 2006
- Kongresni center Habakuk, Maribor, Slovenija
Në konferencë është diskutuar për rëndësinë e bibliotekave në zhvillimin e rajonit të Evropës Juglindore. Përveç numrit të madh të ekspertëve nga shkenca e bibliotekës dhe informacionit, kanë bashkëpunuar edhe përfaqësuesit e ministrive përkatëse nga shtetet e rajonit si dhe përfaqësuesit e drejtorive të përgjithshme të BE-së dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat merren me ndihmën për zhvillim ...
- 317
- 09.11. - 10.11. 2005
- Kongresni center Habakuk, Maribor, Slovenija
Duke pasur parasysh propozimet e paraqitura në konferencë dhe pozicionin e Këshillit Nërkombëtar të Programit, ideja është, që në të ardhmen SEP të bëhet struktura e përhershme e organizimit të konferencave COBISS. Sipas vlerësimeve nga konferenca, bashkëpunimi dhe lidhja e sistemeve bibliotekare në Evropën e Mesme me qëllim përshpejtimin e automatizimit, faza e ndërmjetme është thelbësore, në mënyrë që në një të ardhme të afërt të afrohemi ose të bëhemi pjesë e projekteve të BE-së për bibliotekat e digjitalizuara ...
- 312
- 09.11. - 11.11. 2004
- Kongresni center Habakuk, Maribor, Slovenija
Një numër i madh i ligjëruesve të njohur dhe pjesëmarrësit e konferencës me një interesim të lartë, së bashku me organizatorët dhe Komitetin Ndërkombëtar të Programit, nën udhëheqjen e Sigrid Reinitzer kanë paraqitur, në mënyrën më të mirë të mundshme, përkujdesjen 20 vjeçare të IZUM-it për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve bibliotekare të informacionit. Përgëzime për këtë përvjetor ka dërguar edhe presidenti i vendit Janez Drnovšek ...
- 20.11.2003
- Kongresni center Habakuk, Maribor, Slovenija
Qëllimi kryesor i konferencës COBISS 2003 ka qenë, që para hyrjes në BE të verifikojmë rolin dhe pozicionin e veprimtarisë në vendin tonë. Procesi i hyrjes në BE, ka kërkuar nga qeveria e Republikës së Sllovenisë, që të mendoj dhe të përgatis planin kryesor të zhvillimit të saj në të ardhmen ...
- 12.11. - 13.11. 2002
- Kongresni center Habakuk, Maribor, Slovenija
Vite me radhë jemi munduar, që përmes programeve të konferencave t'i kapim ndryshimet thelbësore në bibliotekat botërore dhe në fushën e informacionit si dhe në të njëjtën kohë t'u përgjigjemi ndryshimeve më të rëndësishme në shoqërinë, në të cilën veprojmë ...
- 13.11. - 14.11. 2001
- Institut informacijskih znanosti, Maribor, Slovenija
Si ligjërues në panele janë paraqitur profesionist të njohur dhe njerëz me përvojë, të cilët kanë ditur të tërheqin vëmendjen në elementet kryesore, me anë të të cilave do të dëshironin të inkurajonin përdorimin e gjerë të burimeve, që i ofrojnë sistemet tona të informacionit ...
- 28.11. - 29.11. 2000
- Slovensko narodno gledališče, Maribor, Slovenija
Nuk ka dyshim, që si te COBISS-i ashtu edhe te SICRIS-i përdoruesit janë më të rëndësishmit. Numri i tyre po rritet shpejt dhe lloji i treguesve e justifikon vlerësimin, se IZUM-i është një nga ofertuesit më të rëndësishëm të informacioneve elektronike në vend ...
- 01.12.1999
- Institut informacijskih znanosti, Maribor, Slovenija
Mysafiri i veçantë i këtij viti: Mogens Brabrand Jensen me ligjëratën Bashkëpunimi i vërtetë brenda shoqërisë së bibliotekave – shembulli danez ...
- 02.12.1998
- Institut informacijskih znanosti, Maribor, Slovenija
Mysafiri i veçantë i këtij viti: Bendik Rugaas me ligjëratën Roli i shtetit në sigurimin e qasjes në informacion ...